Humbi jetën tragjikisht në “diskotekën e vdekjes”, klubi i Maqedonisë së Veriut nderon futbollistin

FC Shkupi tërheq numrin 77 në nderim të Andrej Lazarovit, pagat do t’i paguhen familjes deri në skadimin e kontratës.

Klubi maqedonas ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për të tërhequr nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Llazarovi deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky veprim është një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që Llazarovi dha për klubin bardhekaltër

“Andrej Llazarovi do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto masa të marra nga drejtuesit e klubit janë një akt i vogël për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e FC Shkupi.

Lazarov ishte në mesin e viktimve të shkaktuara në tragjedinë e Koçanit.