Humbi jetën në aksident, dyshohet se Vanion Çinari po …

Grupi hetimor i ngritur për aksidentin e mbrëmjes së djeshme ka ndërtuar dinamikën e aksidentit ku humbi jetën mjeku 40-vjecar Vanion Çinari.

Referuar dëshmive të marra të drejtuesve të tjerë të mjeteve por edhe pas verifikimit të disa kamera sigurie rezulton se, mjeti qe drejtohej nga Çinari po shkonte nê drejtim të autostradës së Elbasanit.

Ai dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka tentuar të parakalojë e pasi ka humbur drejtimin ka kaluar në korsin tjetër dhe ka goditur mjetin e drejtuar nga Alba Shehaj e cila gjithashtu humbi drejtimin dhe është përplasur me trafikndarësen ndërkohë është përfshirë edhe një mjet tjetër, por pa dëmtime dhe pa të lënduar.

Pritet një ekspertizë e mjetit të mjekut që do të zbulojë shpejtësinë me të cilën ka qenë duke lëvizur.