Humbi jetën duke punuar në guroren në Brataj, gjyshja dhe e ëma e Jurgen Veshit: Nuk besojmë për ngjarjen, na gënjyen! I kemi sytë me gjak dhe duam drejtësi

Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç kur humbi jetën në vendin e punës në një gurore në fshatin Brataj. I riu bënte punë të rëndë në gurore për të mbajtur familjen me 6 anëtarë ndërsa humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës së 22 majit, kur një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur familjratët për emisionin me “Zemër të Hapur”. Në një intervistë ekskluzive në emisioni ” Me Zemër të Hapur” gjyshja dhe e ëma e të ndjerit kanë rrëfyer detaje për jetën e vështirë që kishte kaluar i riu. Gjyshja e tij shprehet se janë mosbesues ndaj deklaratave që janë bërë lidhur me vdekjen e Jurgenit, madje vëllai i tij është kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe ka fotografuar çdo gjë me detaje.

“I kemi syt me gjak për atë djal se është rritur me shumë sakrifica, por ne duam të vërtetën,” shprehet gjyshja e Jurgenit.

Më tej edhe nëna e të ndjerit rrëfen me lot në sy dhe shumë dhimbje se si u braktis nga bashkëshorti i saj i parë (babai i Jurgenit). Ajo tregon se djalin e ka rritur me të afërmit e saj dhe që i vogël Jurgeni ka punuar për të ndihmuar familjen e tij.

“Ditën e fundit që e përcolla për në punë, mezi po prisja të kthehej. Ora kaloi dhe unë u bëra merak e thirra disa herë në telefon thotë ajo, por më pas më komunikuan se ndodhet në spital në Vlorë në gjendje kome, rrëfen e ëma e Jurgen Veshit.

Pjesë nga deklarata e gjyshes së Jurgen Veshit:

Ne nuk i besojmë deklaratev që janë dhënë, ai që e ka bërë të vij e të na thojë. Edhe nëse ishte gabim apo nëse dikush e ka bërë gabimisht. Ne nuk e pranojmë dhe nuk e besojmë atë që thuhet.
Djali i madh ka shkuar dhe ka bërë fotografi të gjitha, i ka bërë nga e para skemat foto sepse ne i kemi syt me gjak, ne duam drejtësi dhe të vërtetën. Jurgeni ka qenë një djal i rritur me shumë sakrifica e shumë i rregullt.

Pjesë nga deklarata e të ëmës së Jurgenit:

E kam rritur me shuëm halle, e kam rritur me njerkun. Babai i Jurgenit na ka braktisur, e kam rritur me njerëzit e mi, më pas erdha në Brataj. Këtu u martova sërish. Kushtet e vështira ekonomike e detyruan Jurgenin të dilte në punë çdo ditë, e të punonte shumë për të na blerë ilaçet. E përcolla në punë e po prisja orarin të vinte, atë dit u bëra merak se kaloi ora e pastaj mora vesh që është në gjendje kome në Vlorë në spital.