Humbi foshnjen në bark, ndërron jetë në QSUT 37-vjeçarja/Ngjarja nuk u raportua, policia nis hetimet

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku te QSUT-ja ka ndërruar jetë nëna 37-vjeçare, së cilës dy ditë më parë humbi foshnjën në bark.

37-vjeçarja ka humbur jetën dje ne orën 7 të mëngjesit. Fillimisht 37-vjecarja ka qenë në maternitetin Mbreteresha Geraldinë, por pas komplikacioneve është dërguar në QSUT.

Brunilda Deliu ka humbur foshnjën në bark të shtunën dhe me pas kanë nisur komplikacionet, që çuan në vdekjen e saj.