Humbi Bashkinë e Rrogozhinës në zgjedhjet lokale, reagon kandidati i opozitës
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, ka reaguar për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet pjesore lokale të mbajtura të dielën.
Përmes një postimi në facebook, Hoxha shpreh mirënjohjem për të gjithë banorët e Rrogozhinës të cilët e mbështetën dhe morën pjesë në votime.
Sipas tij zgjedhjet e 23 korrikut u manipuluan dhe përmes shantazhit e presioneve u arritën të fitohen nga Partia Socialiste.
“Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë banorët e Rrogozhinës që dolën për të votuar. Falenderime të përzemërta për të gjithë ata që besuan tek ëndrra e ekipit tonë për një Rrogozhinë ndryshe.
Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund. Faleminderit edhe atyre që vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës! Kjo periudhë rezultoi një eksperiencë unike dhe shumë mësime u nxorrën” theksoi ai.