Humbi babain teksa ishte në skenë, Rozana prek me rrëfimin e saj: Kam dështuar në dy shtatëzani, por dua …
Në një rrëfim të dhimbshëm të jetës së saj, Rozana tregoi momentet më të vështirë, që nga humbja e të dyja prindërve, deri te shtatzënitë e dështuara.
“Humbja e babait ishte e rëndë. Unë shkova në provimin e aktorit dhe për herë të parë nuk e putha babin. Në skenë harrova tekstin, ndërsa motra Andeta më tha se babi nuk është mirë. Kur shkova e gjeta të vdekur. Mami vuajti shumë dhe vdiq nga kanceri. Ndërkaq, unë kam dy shtatëzani të dështuara. Që partneri im të ketë një pasardhës, e lashë të lirë dhe nuk i tregova se do jem në Big Brother” tha mes të tjerash Rozana.
Pas linjës së saj të jetës, banorja mori një letër surprizë nga partneri i saj, por dhe një premtim, që do marr trajtimin e nevojshëm për tu bërë nënë.
“Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj. Po e përmbledh shkurt që të limtioj sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja, i binte që të të braktisja tani që je mirë. Çfarë ke bërë, s’ke pasur nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se çdo kusht. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin. Shënim: Shihemi pas festës”, shkruhej në letrën për Rozanën nga partneri i saj.