Humbën rrugën, shpëtohen çifti francez në Llogara

Dy turistë francezë kishin humbur kontaktet gjatë orëve të mbrëmjes.

Rreth orës 20:00, një çift francez u shkëput nga guida dhe u largua. Për shkak të errësirës, ata humbën orientimin dhe njoftuan shërbimet e emergjencës.

Menjëherë, forcat zjarrfikëse të Himarës dhe posta policore e Palasës nisën kërkimet. Turistët u lokalizuan dhe u gjetën në malin e Llogarasë, pranë antenave mbi tunelin e kësaj zone.

Çifti, rreth 50 vjeç, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.