Humb turistja austriake në Gadishullin e Karaburunit, nisin kërkimet për gjetjen e saj

Një turiste austriake e cila vizitoi Gadishullin e Karaburunit me një guidë, ka humbur kontaktet me grupin e saj dhe autoritetet që nga pasditja e së premtes.

Forcat e zonave të mbrojtura dhe policia kufitare janë mobilizuar menjëherë për kërkime intensive.

Burime nga autoritetet bëjnë me dije se pozicioni i 45-vjeçares austriake është lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës, një nga destinacionet më të izoluara, por edhe më të bukura të Karaburunit.