Humb ndjenjat efektivi gjatë protestës para bashkisë, transportohet në spital

Një efektiv policie është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës që po zhvillohej para Bashkisë së Tiranës.

Polici ka humbur ndjenjat teksa po fliste drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ai është marrë nga forcat e tjera të policisë me një nga makinat, për t’u transportuar në spital, ndërsa edhe qytetarët që ndodheshin aty i kanë dhënë ndihmë.