Humb jetën 45-vjeçari në spitalin e Shkodrës, ishte arrestuar për shpërndarje kananisi, mbahej në burgun e Reçit!

LEZHË– Një 45-vjeçar i cili u arrestua në prill për shpërndarje kananisi ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Eduard Koka ishte vendosur në burgun e Reçit nga ku u dërgua në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Koka ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’, në lagjen “Gurra”, të Lezhës pasi gjatë kontrollit fizik i ishin gjetur doza kanabisi, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.