Rama nuk heq dorë nga Amnistia Fiskale: Kemi të gjitha arsyet tona

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot në lidhje me amnistinë fiskale.

Rama në fjalën e tij tha se qeveria nuk heq dorë nga kjo nismë por do që të bëhët në dakordësinë e partnerëve.

Kemi folur për amnistinë fiskale. Është një tjetër temë, qëndrimi ynë ishte i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët, ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është një gjë e mirë në parim, sepse ne kemi të gjitha arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë. Por ama, ne duam që këtë gjë duam ta bëjmë së bashku”, theksoi ai./