Hoxha në vend të Ballës, Spiropali zëvendëson Nikollën! Si u pritën në sallë ndryshimet në qeveri dhe Kuvend


Ndryshimet në qeveri dhe zëvendësimet në Kuvend, ishin suprizat që kryeministri Edi Rama kishte lënë për në fund të fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

Ashtu siç ishte përfolur në 48 orët e fundit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, Rama propozoi Elisa Spiropalin për ta zëvendësuar.

Ndëkrohë që një tjetër surprizë e madhe ishte dhe largimi i Taulant Ballës nga ministria e Brendshme, për t’iu besuar posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kurse ministria e Brendshme iu besua Ervin Hoxhës.

Ervin Mete u largua nga Financat për tu zëvendësuar nga Petrit Malaj.

Kurse Bledi Çuçi u largua si kryetar i grupit parlamentar për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ndërkohë që kryetar i grupit socialist u emërua Niko Peleshi i larguar nga ministria e Mbrojtjes, post që e mori Pirro Vëngu.

Të gjitha këto lëvizje u duk që ishin surprizë pasi edhe vetë protagonistët e këtyre lëvizjeve mbetën të habitur.

Sapo u lexua emri i saj Elisa Spiropali u duk mjaft e çuditur, ndërsa nuk mungoi as përkrahja dhe përgëzimi i kolegëve në sallë.

Por i habitur po ashtu u duk dhe Balla, Çuçi dhe Peleshi për të gjitha lëvizjet e reja.