Dashi
Përpiquni të ndihmoni financiarisht miqtë e ngushtë ose familjarët. Do të keni disa probleme të vogla shëndetësore. Megjithatë, mund t’i parandaloni ato duke mos konsumuar alkool dhe duke iu nënshtruar një regjimi strikt ushqimor.
Demi
Të lindurit e shenjës së Dashit nuk duhet të presin ndonjë mrekulli. Premtimet për dikë pranë jush do të mbeten vetëm fjalë. Sot rekomandohet të mos keni frikë të shprehni ndjenjat tuaja ndaj një personi që ju dashuroni.
Binjakët
Shumë Binjakë do të kenë dëshirë të bëjnë një udhëtim. Beqarët e kësaj shenje do të kenë mundësi të joshin personin që dashurojnë. Gjatë ditës së sotme mund të përfshiheni nga një optimizëm i tepërt. Bëni kujdes dhe përshtatuni me realitetin.
Gaforrja
Kushtojini më shumë vëmendje fjalëve që do të dëgjoni sot nga të tjerët. Ka gjasa që të zbuloni diçka që do t’ju interesojë pamasë. Besojini fakteve dhe mos i besoni intuitës. Do të ishte mirë të kalonit më shumë kohë pranë familjes.
Luani
Disa Luanë ka gjasa që sot të nisin një fillim të ri, me ndryshime domethënëse. Disa të tjerë do të përfshihen në disa aktivitete shumë argëtuese. Në mbrëmje mund t’ju vizitojë një mik, të cilin nuk e prisnit aspak.
Virgjëresha
Mos u tregoni shumë dyshues ndaj çështjeve të caktuara. Kjo nuk do t’ju ndihmojë aspak, madje mund të shqetësoni edhe njerëzit përreth. Bëni kujdes me blerjet, pasi mund të pendoheni shumë shpejt. Ka gjasa që të përballeni me një konflikt në familje.
Peshorja
Disa persona të kësaj shenje do të përqendrohen në gjëra të vogla. Ka mundësi që dikush të keqinterpretojë fjalët tuaja duke shkaktuar një konflikt. Bëni kujdes me sjelljen dhe rikujtoni premtimin që i keni bërë vetes vite më parë.
Akrepi
Pjesa më e madhe e Akrepëve do ta kalojnë ditë duke u relaksuar. Do të arrini t’i shfrytëzoni maksimalisht ditët e pushimit për Vitin e Ri. Mund të përballeni me një situatë të vështirë, e cila do të kërkojë përqendrimin tuaj maksimal.
Shigjetari
Do ta shfrytëzoni më së miri ditën e sotme, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Do të kaloni një ditë shumë të bukur nën praninë e partnerit/partneres suaj që do t’ju kushtojë vëmendjen e duhur. Shmangni kritikat në bisedat me familjarët.
Bricjapi
Bricjapët duhet të kontrollojnë emocionet gjatë kësaj dite. Ka gjasa që të inatoseni për shkak të disa personave rreth jush. Përpiquni t’i përballoni situata të tilla me qetësi. Mund të takoni dikë, të cilin keni vite pa e parë.
Ujori
Do të kaloni një ditë shumë të këndshme. Nga ana emocionale do të ndiheni shumë mirë, madje përkrah personit që dashuroni. Do të ishte fantastike nëse do të gjenit mundësi për ta shpenzuar të gjithë ditën së bashku.
Peshqit
Disa persona të kësaj shenje do të ndihen paksa të trishtuar. Ka gjasa të përballeni me një situatë të pakëndshme, e cila do t’ju rikujtojë disa momente të trishta. Do të ishte mirë të kaloni më shumë kohë në shtëpi dhe të qetësoheni.