Homazhet për Navalnyn, qytetarët hedhin lule mbi arkivolin e hapur të rivalit të Putinit
Kamerat e mediave ndërkombëtare nuk u lejuan që të filmonin ceremoninë mortore brenda kishës për Alexey Navalyn.
Megjithatë, njerëzit që morën pjesë fotografuan homazhet që u kryen në nderim të rivalit të Putinit.
Ky është një ritual i zakonshëm në traditën ortodokse ruse dhe do të thotë që vajtuesit mund të shohin dhe prekin fytyrën e të ndjerit.
Në foto, Navalny shihet i shtrirë në arkivolin e tij, i mbuluar me trëndafila të kuq dhe të bardhë.
Ai është i rrethuar nga njerëz – duke përfshirë nënën e tij, Lyudmila, dhe babain e tij, Anatoliy – duke mbajtur qirinj.