Homazhet për Margarita Xhepën, i biri zbulon ‘pengun’ e fundit: Kishte dëshirë edhe për një…
Në homazhet e mbajtura sot në nder të aktorës Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, i biri, aktori Ndriçim Xhepa, ka ndarë emocionet e tij dhe ka zbuluar disa detaje nga periudha e fundit e jetës së nënës së tij. Ai theksoi se, pavarësisht se dy muajt e fundit kishte pasur probleme shëndetësore, Margarita Xhepa “mbylli jetën e saj në mënyrë normale,” ndërsa lodhjet e viteve “bënë të vetën.”
Ndriçim Xhepa ndau gjithashtu një citim të nënës së tij, duke zbuluar dëshirën e aktores për të realizuar një film: “Kishte një natyrë të çuditshme. Madje, kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte se për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një.”
Aktori i njohur gjithashtu përmendi filmin “Bolero në vilën e pleqve,” si një vepër që përkon me fundin e jetës së Margaritës, duke theksuar pasionin e saj të pandalshëm për artin deri në momentet e fundit.