Homazhet për Kryepeshkopin Anastas në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”/ Policia publikon planin e masave dhe kufizimet e trafikut
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar planin e masave për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të zhvillohen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Në këtë kuadër, janë vendosur kufizime të trafikut nga ora 15:00 e datës 28 janar 2025 deri në orën 14:00 të datës 30 janar 2025. Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në disa segmente rrugore, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
Rrugët ku do të ndalohet qarkullimi i mjeteve:
• Segmenti “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri te degëzimi me Gjykatën e Lartë. Mjetet do të devijohen në Rrugën e Barrikadave, bulevardin “Zogu i Parë”, rrugën “Mine Peza” dhe Rrugën e Kavajës.
• Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
• Rruga “Ded Gjo Luli” do të bllokohet pjesërisht. Devijimi do të bëhet nga Rruga e Selvisë.
• Dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.
Policia e Tiranës ka njoftuar se shërbimet e saj do të jenë të pranishme në të gjitha akset për të monitoruar situatën, shmangur trafikun dhe lehtësuar lëvizjen. Drejtuesit e mjeteve janë kërkuar të respektojnë masat kufizuese dhe të tregojnë mirëkuptim.
View this post on Instagram