Homazhe për liderin e Hamasit që u vra nga sulmi me raketë, Khamenei do udhëheqë lutjet! Irani mbyll hapësirën ajrore

IRAN– Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh përcillet sot në banesën e fundit. Homazhet po mbahen në Iran, aty ku Haniyeh u vra në një sulm me raketë që dyshohet se ishte izraelit.
Homazhet nisën mëngjesin e sotëm, ndërsa turma zie që mbanin postera Haniyeh dhe flamuj palestinezë u mblodhën në Universitetin e Teheranit në qendër të qytetit. Udhëheqësi suprem iranian Ali Khamenei do të udhëheqë kryesojë ceremoninë e lutjes për Ismail Haniyeh. Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi shtetëror Press TV.

Ndërkohë, Irani ka njoftuar e hapësirës së tij ajrore deri në orën 5 të mëngjesit, sipas mediave izraelite. Analistët ushtarakë raportojnë se Teherani gjithashtu ka informuar kohët e fundit Katarin dhe Arabinë Saudite për qëllimin e tij për të kryer një sulm kundër Izraelit, duke kërkuar nga Doha dhe Riadi që të mos lejojnë shtetin hebre apo Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e tyre ajrore.

Ismail Haniyeh, një nga liderët kryesorë të Hamasit, u vra së bashku me një truprojat e tij në Iran. Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit për presidentin e ri iranian Masoud Pezeshkian. Po ashtu, Izraeli ka thënë se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, Hassan Nasralla, në një sulm në kryeqytetin libanez Bejrut.