Hodhi molotov në protestën para bashkisë, gjykata cakton ”arrest shtëpie” për Sokol Bushkolaj

Është lënë i lirisë, Sokol Bushkolaj, i cili hodhi molotov në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës.

Mësohet se gjykata ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

49-vjeçari Bushkolaj u arrestua më 29 maj, pas protestes së organizuar para bashkise.

Sipas policisë, 49-vjeçari Sokol Bushkolaj, akuzohet për “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Ky protestues është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.

Gjithashtu për protestën u procedua në gjendje të lirë një 22-vjeçar.

Hodhi molotov në protestën para bashkisë, gjykata cakton