Historike! Kombëtarja ka sukses, Sylvinho përqafon tifozët dhe gazetarët (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit rishkroi historinë, teksa dje pas barazimit 1-1 në Moldavi kuqezinjtë siguruan matematikisht finalet e Euro 2024. Festa ka qenë legjitime për tanët, duke treguar edhe klimën e mirë që shoqëron ekipin.

Veç anës sportive, një dorë në këtë sukses ka dhënë edhe raporti që trajneri Sylvinho ka krijuar me lojtarët, tifozët dhe mediat. Qetësia në dhomat e zhveshjes dhe përqëndrimi në fushë, kjo është arma që braziliani e ka përdorur më së miri.

Nëse shohim pamjet e festës, trajneri përqafon të gjithë lojtarët, ndërsa shkon dhe u jep dorën edhe tifozëve të pranishëm në Moldavi. Veç saj, Sylvinho shkon edhe në tribunën e medias ku duket në një përqafim të ngrohtë me gazetarin Ervin Baku.

Për të kuptuar se përse kuqezinjtë patën sukses dhe siguruan “Gjermani 2024”, mjafton të shohim këto pamje që të ngrohin zemrën.