HISTORIKE/ Egnatia kurorëzohet kampion absolut në Shqipëri! Ndaj Kukësit fiton Superkupën
Egnatia shkruan historinë edhe për herë të parë ngre lart trofeun e Superkupës së Shqipërisë.
Pasi fituan kampionatin dhe kupën, rrogozhinasit fituan edhe në finalen e madhe me Kukësin për të kurorëzuar në mënyrë perfekte një sezon fenomenal.
Skuadra e Edlir Tetovës nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, duke dominuar falë edhe cilësive në përbërje.
Egnatia dominoi takimin që në fillim dhe pas disa rasteve të mira ja doli mbanë të zhbllokonte rezultatin me Serxho Ujkan në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në fraksionin e dytë ndeshja u bë tepër interesante. Kukësi shpërdoroi disa mundësi të mira me kapitenin Beshiraj. Megjithatë, Egnatia realizoi golin e dytë në të 85-ën me Soumaila Bakayoko. Ndeshja u mbyll 2-0 për Egnatian.