Historike/ Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë

Egnatia shkruan historinë. Për herë të parë, trofeu i Kupës së Shqipërisë është në dorën e rrogozhinasve.

Skuadra e Edlir Tetovës fitoi trofeun pas fitores vetëm në shtesa ndaj Tiranës me shifrat e përgjithshme 1-0. Në stadiumin “Elbasan Arena” u luajt një duel tepër i bukur, por rastet e pastra për gol munguan.

Tirana mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 25-të, fakt që nuk u shfrytëzua nga Egnatia gjatë 90 minutëshit të rregull. Në shtesa, ekipi i trajnerit Tetova ishte më e qartë në lojën e saj, duke gjetur kështu rrjetën.

Penalltia e fituar në minutën e 114-të u depozitua në dy kohë në rrjetë nga Jackson, që shndërrohet kështu në heroin e Egnatias. Rrogozhinasit mbyllin kështu me trofe një sezon fantastik, ku pas vendit të tretë në kampionat, fiton Kupën e Shqipërisë.