“Historia ime është e trishtë”, këngëtarja shqiptare shkruan libër për jetën e saj
Reperja e njohur Loredana së shpejti do të publikojë një libër autobiografik. Si kurrë më parë, Loredana do e shohim si shkrimtare, të jetës së saj.
“Historia ime është e trishtë”, shkruan Loredana ndërsa ka publikuar kopertinën e librit i cili do të titullohet When My Heart Broke” (“Kur m’u thye zemra”), dhe do të publikohet më 18 nëntor.
“Sigurisht, të gjithë mund ta cilësojnë historinë e tyre si më të trishtën, dramatiken dhe më lënduesen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta, sepse është e imja, më kuptoni? E kam ndjerë, përjetuar, jetuar atë”, – u shpreh Loredana në postimin e saj.
“Kështu që, dua t’ju mirëpres në historinë time, të cilën e kam shkruar. Edhe pse është lënduese ndonjëherë që t’u rikthehem plagëve të vjetra dhe t’i përjetoj sërish ato”, vijoi ajo.
