”Histori suksesi”/ Rama: Pas një kalvari vuajtjesh 35-vjeçarja ia doli me sukses

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një shkrim në rrjete sociale në lidhje me historinë e një 35-vjeçareje e cila pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë.

E reja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne dhe ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.

Postimi

#Histori suksesi

Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë

Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses

Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia

#Respekt