“Histori që e ka lënduar për vite”, motra e Rozanës flet për debatin me Gertën: Shprehja e saj, një dramë që e prek drejt në zemër!
Andeta Radit, motra e Rozanës, ka reaguar përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club” lidhur me debatin e fundit mes motrës së saj dhe Gerta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Sipas Andetës, deklarata e Gertës “Unë kam atë që s’e ke ti” ka prekur thellësisht Rozanën, pasi lidhet me një histori të dhimbshme dhe të gjatë të saj.
“Historia e Rozit është disa vjeçare. Nuk dua ta tregoj këtu, sepse do thoni që viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Kjo është një dramë personale e saj që e lëndon drejtpërdrejt,” tha Andeta.
Në bisedën e saj me opinionistin Ronaldo Sharka dhe ish-banoren Amber Candy, Andeta mbrojti motrën e saj dhe u shpreh se mëmësia është një temë që nuk duhet të përmendet kurrë në debate të tilla.
Nga ana tjetër, Ronaldo vlerësoi se të dyja vajzat kanë gabuar në këtë histori, duke theksuar se provokimet dhe komentet e bëra nga Rozana dhe Gerta kanë qenë reciproke dhe të panevojshme.
Sa i përket reagimit të partnerit të Rozanës, Andeta nuk dha shumë detaje, por konfirmoi se ata të dy mbështesin njëri-tjetrin në çdo moment.
Debati mes Rozanës dhe Gertës ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë, duke sjellë në vëmendje çështje personale që kanë prekur thellë të dyja konkurrentet.