Hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar, i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, është arrestuar nga policia. 

Sipas Prokurorisë së Beratit, 48-vjeçari me iniciale A. M., banues në Tiranë, u paraqit në zyrat e Kadastrës në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave. 

Sipas organit të akuzës, 48-vjeçari rezulton me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror i posaçëm. 

Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.