Himarë/ Alesandros Goros kapi kryqin në Ditën e Ujit të Bekuar

Besimtarët ortodoksë dhe banorët e Himarës u mblodhën për të festuar Ditën e Ujit të Bekuar , një traditë e rrënjosur thellë në besimin dhe kulturën ortodokse.

Pas shërbesës së shenjtë, prifti hodhi kryqin në det, ndërsa të rinjtë sfiduan të ftohtin për të garuar në këtë akt simbolik të besimit dhe pastrimit shpirtëror.

Qindra qytetarë ndoqën këtë moment të veçantë, duke mbushur qytetin me frymë festimi. Alesandros Goros ishte i pari që kapi kryqin këtë vit, duke marrë urimet e kryetarit të bashkisë dhe gjithë bashkëqytetarëve.

Dita e Ujit të Bekuar mbetet një simbol i bashkimit dhe shpresës për komunitetin tonë.