Tavon apo Gjikurinë? Himarjotët zgjedhin sot kryetarin e tyre. Si do të ndahen votat e minoritarëve…

Himariotët kanë nisur të drejtohen sot, që prej orës 7:00 në Qendrat e Votimit, ku do të shprehin me votë vullnetin e tyre për kryetarin e ri të bashkisë. Ky process vjen vetëm 15 muaj pasi zgjodhën Fredi Belerin  i cili u dënua me dy vite burg për blerje votash. Këto zgjedhje pritet t’i japin fund sagës së një bashkie pa kryetar, pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro.

23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës. Në total do të jenë 36 qendra votimi në Himarë, që do të hapen në orën 07:00 dhe do mbyllen në 19:00 deri kur të largohet votuesi i fundit.

Socialistët garojnë në këto zgjedhje me Vangjel Tavon, ndërsa opozita, pas diskutimeve të shumta për emrin me  një shqiptaro-amerikan, minoritar grek si Petro Gjikuria. Të dyja janë minoritar grekë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vota e minoritarëve do të ndahet apo jo. Petro Gjikuria është një dhërmjot, me vetidentifikim grek, i emigruar herët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe Vangjel Tavo është minoritar, por me një karrierë më të gjatë politike në Shqipëri.  I zgjedhur deputet vazhdimisht prej vitit 1996 deri në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke përfaqësuar fillimisht Dropullin, e më pas të gjithë rrethin e Gjirokastrës.

Gjikuria u prezantua zyrtarisht si kandidat i partive opozitare më datë 17 korrik, gjatë një tubimi elektoral me banorë të zonës. Ndërsa emri i Vangjel Tavos ishte lakuar më herët, por kandidatura e tij u zyrtarizua pasi hoqi dorë nga detyra e Prefektit të qarkut Vlorë.

Edhe pse kandidatët janë përpjekur që fushatën ta bëjnë lokale, me zgjidhje për problematikat e vogla apo të mëdha të banorëve, veçanërisht prona, jo pak i shohin këto zgjedhje si referendum dhe shumë politike.

 

Vangjel Tavo ka vetëm një sigël në krah, atë të Partisë Socialiste, ndërsa rivali i tij Gjikuria, nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.

14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, me Fredi Belerin që 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.

Dorëzohen Qendrat e Votimit. Policia: Nuk patëm asnjë problem

 

Përsëritet historia/ Minoritarët nga Greqia mbështesin edhe Gjikurinë! 4 autobuzë me votues hyjnë nga Qafë Bota…

Himara në zgjedhje/ Interesi i votuesve i ulët… A janë zhgënjyer himarjotët?

‘200 votues karta te skaduara’/Pezullohet votimi në Himarë Fshat, Bollano: KQZ të zgjidhë ngërçin. Qytetarët të revoltuar: Të më japin një letër, dua të votoj…

Zgjedhjet në Himarë/ Ja ku do të votojnë kandidatët Tavo-Gjikuria

Sot Himara zgjedh kryetarin e ri, djali i Fredi Belerit shkon për të votuar

Me vajzën e vogël dhe bashkëshorten/ Vangjel Tavo shkon në Qendrën e Votimit

Gjikuria voton në Dhërmi, gazetarja e thumbon, por shmanget: Sot ditë demokracie

“Ligji në dorën e Maliqit…”/ Celibashi lejon gazetarët në Qendra Votimi, por komisionerët jo

“200 votues pa ID”, Gjikuria: Vjet u lejuan. Tavo: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

Zgjedhjet për kryebashkiakun, Beleri mesazh nga burgu: Zemra ime është në Himarë

6 mijë personave u mohohet e drejta e votës, nuk kanë ID Celibashi nga Himara: Këshilli i Ministrave duhet të merrte masa, nuk është përgjegjësia ime

Votojnë mbi 30% e himarjotëve, 6 mijë qytetarë me karta të skaduara, nga akuzat e Dules e deri tek sulmet e gazetarëve, çfarë ndodhi sot në Himarë