“Himara Triathlon”, pjesë e garës edhe kryebashkiaku Vangjel Tavo
Orgaizatorët e këtij aktiviteti Helios Billa dhe Flamur Çelaj me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Triathlon, u kujdesën në detaje për një organizim shumë dinjitoz të kësaj gare. Aktivitetin e përshëndetën Presidenti i Federatës Shqiptare të Triathlon Eduard Dalla, që në të njejtën kohë ishte edhe garues në këtë aktivitet dhe Kryetari Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.
Gara ishte shumë e luftuar dhe krijoi shumë interes edhe për të pranishmit. Në fund të aktivitetit u shpallën fituesit, ku për djem fitues u shpall Albion Ymeri nga Kosova, në vendin e dytë, Tony Greco nga Italia dhe në vendin e tretë Eduard Dalla nga Shqipëria. Për femra dominuan 2 vajzat shqiptare, Marsela Luzi dhe Keti Gjipali.
Federata e Triathlon synon që kjo garë të kthehet në traditë për Himarën, me një pjesëmarrje si kombëtare dhe ndërkombëtare.