Himara në zgjedhje më 4 gusht, KQZ cakton fletën e votimit: Tavo i PS-së i pari, i dyti Gjikuria i BF


Tirane-
Himara do të shkojë në zgjedhje më 4 gusht për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. KQZ miratoi sot fletën e votimit. Shorti ka përcaktuar se numri 1 në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.

Ndërkohë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe avokatja e Fredi Belerit Klodiana Gjyzari ndodhen në Gjykatën Adminstrative ku kanë dorëzuar padinë për shfuqizimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet e pjeshme në Himarë. Ata kërkojnë sigurimin e padisë që të pezullohet dekreti derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar

Do monitorohet me kamera
Në zgjedhjet e datës 4 Gusht 2024, në Vendin e Numërimit të Votave do të vendosen kamera regjistruese dhe monitorë (ekrane), për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave. Vendimi u mor nga Komisioni Rregullator i KQZ-së me pesë vota pro

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *