Himara në zgjedhje/ Interesi i votuesve i ulët… A janë zhgënjyer himarjotët?

Teksa ka kaluar një orë që nga nisja e procesit të votimit, duket se ka një pjesëmarrje të ulët të votuesve himarjotë që zgjedhin sot kryetarin e ri. Në të paktën 9 prej Qendrave të Votimit, nuk ka nisur ende procesi. Ndërsa Replikë sjell edhe pamje nga qendra e Qeparosë, ku që në orët e para, kanë filluar edhe qytetarët e parë, të cilët, mesa duket, e konsiderojnë një nga çështjet më të rëndësishme zgjedhjen e një kryetari të ri.

Nderkohe ne Kuc, dy prej qendrave te votimit ende nuk jane hapur, pasi nuk kanwe shkuar ende materialet zgjedhore.

problematike po ashtu po haset edhe ne mjetet identifikuese te skaduara te disa prej votuesve, sidomos ne Qeparo.

Sot, në garë janë dy emra. Ai I Petro Gjikurisë nën logon e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Vangjel Tavo nën siglën e Partisë Socialiste.

Në Himarë ishte dje edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që po ndjek nga afër edhe mbarëvajtjen e procesit. Kujtojmë se prej disa kohësh Himara është pa kryetar të ri të zgjedhur. 15 muaj më parë, u arrestua Fredi Bëeleri, që sot është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO për shitblerje votash. Ndërsa pak më vonë u arrestua edhe kryetari i mëhershëm i kësaj bashkie, Jorgo Goro.