Himara është shndërruar në epiqendrën e festimeve të Krishtlindjes. Mbërritja e Babagjyshit nga deti, si asnjëherë më parë solli lumturi tek fëmijët dhe turistët që kishin zgjedhur bregdetin himariot për të kaluar orë festive.
Një organizim i jashtëzakonshëm i Bashkisë së Himarës, duke sjell për qytetarët një Krishtlindje për tu kujtuar gjatë.
Gjithçka e nisur me Paradën e Babagjyshëve dhe kreativitetin e fëmijëve e prindërve, për të vijuar më pas me Odën Himarjote.
Kulmi do të jetë padyshim koncerti i orës 18:00. Anxhela Peristeri është e ftuara speciale, shoqëruar nga Banda e saj. Mateus Frroku do të sjell atmosferë ndryshe me këngët e tij ritmike, ndërsa në skenë do ngjiten edhe Ansambli i Himarës, Dropullit dhe Pilurit.
PROGRAMI I FESTËS 25 DHJETOR: