Himara çel sezonin turistik, Rama: E mbushur me turistë nga gjithë bota, përparimi i qytetit është i pashmangshëm

Qyteti bregdetar i Himarës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh entuziast për sezonin që pritet të jetë i mbushur me vizitorë të huaj dhe për projekte të reja zhvillimi për këtë zonë të jugut.

“Himara ka pësuar transformim rrënjësor. Ne do vazhdojmë të punojmë, të shtyjmë përpara punët dhe gjëja më e mirë që ka ndodhur në këtë territor është se ka rënë një qetësi dhe ndihet energjia pozitive.  Projektet po marrin jetë falë vullnetit dhe iniciativës së bashkisë. Jam i bindur se sezoni do jetë fantastik”, tha Rama.