Hidhet shorti në KQZ, Meta dhe Berisha me numërues vetëm në tavolinat teke
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendour që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek.
Grupet e numërimit janë me 4 anëtarë: 2 mazhoranca dhe 2 opozita. Për shumicën, dy numërues do t’i ketë Partia Socialiste ndërsa për opozitën numëruesi i parë shkon për PD-në zyrtare të Alibeajt.
Në shortin e hedhur sot në KQZ, u vendos që në tavolinat e numërimit me numër tek, do të jenë dy përfaqësues të Partisë Socialiste, një për Partinë Demokratike dhe një për Partinë e Lirisë. Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partia që mori anëtarin e katërt ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që i ranë tavolinat me numër çift.