Hidhet shorti/ Ja kush do ta gjykojë çështjen e Lodovik Hasanit

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 6 akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

KËRKUES:               Lodovik HASANI

OBJEKTI:                 Shfuqizimin e pikës 3 të Vendimit nr.7, datë 25.01.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve “Vendim për shqyrtimin e kërkesës nr.04, datë 14.12.2022 të Komisionerit Shtetëror  të Zgjedhjeve”, për atë që ka të bëjë me vendosjen e sanksionit administrativ, kundër Z. Lodovik Hasani, në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Më datë 28.03.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Manjola Xhaxho (Relatore);
  2. Edlira Petri (Anëtare);
  3. Marsela Dervishi (Anëtare);
  4. Esmeralda Xhili(Anëtare);
  5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023 (ditë e enjte), ora 14:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr “Ismail Qemali”, Tiranë, salla nr. 2. 

Tiranë, më 28.03.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë