Hetimi për krimet zgjedhore/ 2 prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Vlorë
Dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar së bashku me agjentë të BKH janë në qarkun e Vlorës.
Prokurori Bledar Maksuti ka mbërritur që sot ndërsa prokurorja Elida Kacckini do të vijë ditën e nesërme.
Ajo do të ndjekin nga afër të gjithë procesin e votimit dhe te numërimit. Sipas informacioneve deri më tani në qarkun e Vlorës prokurorët e SPAK nuk kanë konstatuar parregullsi, edhe pse prokuroria e juridiksionit të përgjithshme Sarandë ka regjistruar 2 procedime penale dhe Prokuroria e Vlorës 1 procedim penal.
Ndërkohë agjent të BKH janë sgpërndarë në të gjitha bashkitë e qarkut Vlorë.