“Hetimi im politik”, gazetari Artan Hoxha: SPAK po fsheh bisedat e Edi Ramës me Suel Çelën
Gazetari Artan Hoxha theksoi se i gjithë sulmi i ndërrmarë nga SPAK ndaj tij , ka si prapavijë politikën e pushtetin.
Në studion e Syri TV, nuk zbuloi shumë nga hetimet, por akuzoi se kjo po bëhet me dy standarte.
“Unë e kam të ndaluar të flas mbi detajet e hetimit, kjo është me vendim gjykatë. Megjithëse vendimi që e morën ata vetë u thye, sepse vendimi që na detyronte që mos publikonim dhe në rast se këto të dhëna do të publikoheshin do të procedoheshin penalisht, gjë që nuk ndodhi. Unë ja kam kërkuar vetë gjyqtarit atë ditë të nesërmen, dhe vetëm pas tre ditësh kur kish dalë çdo gjë. Madje ka qëlluar ditë e mërkurë kur është liruar Berisha, dhe e habitshme është se mediat proqeverisë nuk janë marrë fare me atë por janë marrë me ne. Ndërhyrja është bërë vetëm ditën e enjte pasdite, kur kishte dalë çdo gjë dhe për këtë fajësonin avokatët. Çfarë pune kishin avokatët të dëmtonin klientët e tyre. E dyta a e patë në rastin e ErionVeliajt, SPAK reagoi menjëher, nuk dha informacion. Ju e patë dosjen time kishte dalë në PDF, dhe sa herë që një dosje del në një format të tillë ka dalë nga SPAK. E ke parë dosjen e Çyrbes në PDF jo nuk është. Në rastin tonë kanë dalë nga SPAK.E treta unë nuk jam marrë i pandehur, jam person nën hetim, dhe ato nuk janë marrë si prova ende nuk janë të provuara tekstet siç janë aty. Por të kthehemi tek ajo që ka parë publiku. Bëhet fjalë për ditën e tretë të operacionit Forca e Ligjit ose OFL e famshme. Eshtë bërë një emision në opinion, dhe aty ka pasur dhe përfaqësues të qeverisë. Gjëja më e keqe që na ka ndodhru në këtë histori, është se jo vetëm na kanë dekonspiruar burimet, na kanë shkatërruar mënyrën se si punojmë, pr dhe na kanë vënë në rrezik. Se në rast se do i shohësh ngjarjet më parë unë e sulmoj Suel Çelën. Përkundrazi është Reporqë e mbron. Të gjithë ne thoshim që policia u sulmua nga blindi i Burrelit, jo thoshte Reporti, policia qëlloi mbi blindin e Suelit. Pra fillonte operacioni forca e ligjit. Unë duke pasur këtë informacion, sepse unë se mohoj i kam njohur nga afër bosët e krimit në Shqipëri, i kam takuar i flas sepse dua ta dij se ku janë, dhe kush janë lidhjet kryesore të tyre. Dhe lidhjet kryesore sjanë me opozitën se opozita opozitë është, lidhjet kryesore janë me pushtetin. Çfarë kam vënë re në vitin 2021, dhe e kam thënë publikisht. Nuk po shikoj asnjë shenjë apo anim të organizatave kriminale nga opozita, sepse nëse ata tradhëtojnë anijen e pushtetit, anija po mbytet. Sepse ata janë minjtë ekselentë të të mbytjes së pushtetit. Dhe ëkëtë e kë që nga 2020-2021 që e them. Asnjë nga organizatat e mëdha kriminale nuk po ndryshon qëndrimin ndaj mazhorancës dhe pushtetit. Në atë kohë unë vetë besoja se do kishte ndryshim, ndërsa ata nuk besonin, Dhe kështu rezultoi që nuk pati. Ky operacion çfarë ishte. Një nga akuzat që i bëhej në atë kohë Ramës, ishte lidhja me krimin dhe kryesisht me organizatat kriminale që merren me aktivitete të mëdha. Unë vazhdimisht e kam thënë dhe e them. Në shqipëri ende nuk është krimi që e komandon kryeministrin, por kryeministri komandon krimin…
“Rama e komandon jo bashkëpunon. Dhe faktet që e komandon do jap një e nga një. Pra është ai më i rëndësishëm. Muajt e fundit po artikuloja dhe është kjo një nga arsyet e goditjes. E patë sot në shkodër po të dojë, ta lë RENEAn te gardhi dhe ata skano çfarë bëjnë. Pra ne nuk kemi kartele si amerika latine si ekuadori. Por ne kemi diçka tjetër, meqenëse ka ngritur këtë sistem kryeministri e kontrollon deri në detaje mënuyrën se si funksionon. Madje ai është në gjendje që të godasë një grup e të lejojë tjetrin, ose të godasë pesë grupe e të lejoje ngritjen e tre të tjerave. Unë jam përgatitur për këtë dhe nuk do tëhrihqem nga kjo sepse po paguaj haraç sepse kam bërë punën tim. Nuk jam unë që jam marrë as me nonjë tender publik, sjam as te lista e BAshkisë, skam as ndonjë medie private i keni këtu vëredallë. i patë mediat atë ditë që i shkuan Velisë, merreshin me Asadin. PO të ishte për korrupsion isha bërë me qeverinë, me Erjon veliajn, kisha marrë ndonjë shtëpi afër tij. Por që mos e shpërndajmë publikun. Nga informacionet që kisha marrë në terren, më rezultonte që qeverisë i ksihte shkatuar shumë probleme faktin, dhe tek mediet e huaja, se unë aty isha problem se po shërëbeja te një sërë mediesh të huaja si pikë referimi për narkotrafikun. Ku kam pasur mundëisnë e kam thënë, sepse dhe sistemi mediatik që ka krijuar këtu Rama ka shkaktuar një problem shumë të madh, ose ishin pro tij, ose ato që nuk ishin me të ai kishte mudnësi ta relativizonte sitautën në favor të tij. Në momentin që ka dalë operacioni Forca e Ligjit, unë kam dalë e kam thënë që ky operacion është për fasadë, nuk synon të godasë krimin e organizuar, por synon të kriojë nj fasadë që qeveria sikur po e godet dhe ska lidhje me të. Në fakt cvcfarë rezultoi në fund. Ai aksion thjështë legalizo asetet e krimit të organizuar, sepse të gjitha ato formularë dhe dokumente që u gjetën aty kaluan nëpër duar të SPAK. Të gjitha ato vendime që janë marrë janë marrë nga SPAK dhe Gjykata speciale, nuk i kam marrë unë. Nga i gjithë OFL e madhe në fund u kap vetëm një autokombajnë. Pra ishte nj makinacion makijazhi, dhe qeveria hyri në zgjedhjet e vitit 2021 duke thënë që ne nuk kemi lidhje me krimin. Dhe çfarë u bë i çonin OFL te dera kot, dilte ajo biondja me syze.” tha Hoxha.