Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet e SPAK që kanë çuar pas hekurave disa ish-zyrtarë të Partisë Socialiste, duke theksuar se ato nuk duhet të ulin reputacionin e tij, por të tregojnë angazhimin e tij për një Shqipëri më të drejtë.
“Hetimet nuk duhet të ulin reputacionin tim, por të konfirmojnë se sa i pangopur jam për ta parë Shqipërinë lart. Nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet ndaj tundimeve për të futur dorën aty ku nuk duhet, por rëndësi ka sesi i përgjigjemi këtij fenomeni”, tha Rama.
Ai u shpreh se as kryeministri dhe as partia në pushtet nuk japin llogari për veprimet e individëve që kanë shkelur ligjin, por për mënyrën se si i qasen fenomenit dhe për reagimin e tyre ndaj drejtësisë. “Ne kemi bërë zgjedhjen tonë: jemi në krahun e drejtësisë dhe nuk bëjmë avokatinë e askujt”, deklaroi ai.
Megjithatë, Rama shtoi se ka nisur një proces të ri ku do të analizojë cilësinë e drejtësisë, duke paralajmëruar se “shpata e ndëshkimit nuk duhet të kthehet në një forcë abuzive” dhe se prokurorët e gjyqtarët duhet të jenë të paanshëm e të drejtë.
View this post on Instagram