Hetimet për Veliajn, vjehrra e kryebashkiakut “rrëfehet” në SPAK për Vilën në Qerret dhe blerjet online

Valbona Xoxa, vjehrra e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili është arrestuar me urdhër të SPAK ka dëshmuar për rreth 1 orë në GJKKO.

Nëna e Ajola Xoxës u pyetet për vilën në Qerret, pasi SPAK dyshon se pronari real i kësaj prone është Veliaj.

Ndërsa po ashtu u bë e ditur se vjehrra e Veliajt u pyet edhe për blerjet që Ajola Xoxa dyshohet se ka bërë përmes llogarive të saj.

Valbona Xoxa është një prej familjarëve që SPAK e ka vënë nën hetim në kuadër të procedimit për hetimin pasuror ndaj Erion Veliajt.

Xoxa rezulton pronare e disa pasurive të paluajtshme dhe administratore e disa kompanive që pronar “de facto” dyshohet se kanë Ajola Xoxa. Kjo e fundit, shumë blerje online me fatura të larta i ka bërë në emër të nënës së saj, Valbona Xoxa.