Hetimet për ish-deputetin Çyrbja, SPAK thërret edhe Adrian Çelën

SPAK thërret ish-kreun e OSHEE Adrian Çela, i cili do të pyetet në kuadër të hetimit të SPAK për ish-deputetin e PS-së Jurgis Cyrbja.

Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.  

Cyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.