Hetimet në Kadastër/ Detaje nga aksioni i SPAK, dy persona në pranga (Emrat)

Një aksion ka nisur mbrëmjen e djeshme në ambientet e Kadastrës, teksa raportohet se janë lëshuar dy urdhër arreste.

GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stoka 46 vjeç dhe Agim Osma 62 vjeç.

Ndërsa për Alqi Hajdinin 47 vjeç vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti 67 vjeç masën detyrim paraqitje.

Dritan Stoka dhe Agim Osma u arrestuan sot gjatë një aksioni të policisë me urdhër të SPAK.

Mësohet se dy persona kanë përfunduar në pranga me urdhër të SPAK.

Ata akuzohen për ushtrim ndikimi, ndërsa mësohet se prokuror i rastit është Ened Nakuçi.