Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK: Dosja na është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës, po bëhen verifikime

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar se po kryen verifikime lidhur me hetimet ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Sipas një reagimi, SPAK njoftoi se dosja hetimore në ngarkim të ministrit, i cili është edhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës.

“Prokuroria e Tiranës na ka përcjellë dosjen për kompetencë. Dosja është shortuar dhe po verifikohet”, thuhet në përgjigjen e SPAK.