Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, SPAK reagon zyrtarisht: Ekzistojnë të dhëna për 4 vepra penale

Erion Veliaj është nën akuzë për pastrim parash, korrupsion aktiv dhe pasiv, fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë. Këto janë akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut të Tiranës nga Prokuroria e Posaçme, referuar shtetasit të zbuluar nga Veliaj si Nesti Angoni, që sipas tij nuk ekziston.

Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se nga hetimet ka të dhëna konkrete për 4 akuza lidhur me këtë çështje.

Dyshimet e SPAK janë për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Me këto akuza Veliaj duhet të ishte sot me masë sigurie, por që SPAK me reagimet e tij anemike përpiqet që t’i bishtnojë kësaj përgjegjësie që ka ndaj publikut.