Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ Kreu i SPAK deklaron: Kemi gjetur prova, nëse do e shikojmë të nevojshme…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka folur sot në lidhje me hetimin ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Ai tha se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë gjetur prova në kontrollin që iu është bërë vilave të bashkëjetueses të Arben Ahmetajt.
“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova.
Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë).
Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani.