Heroi i heshtur i tragjedisë në Koçan, ndërron jetë shoferi i ambulancës pas një nate të gjatë shpëtimi
Një tjetër tragjedi ka goditur qytetin e Koçanit, ku një shofer ambulance, i cili transportoi të lënduarit nga zjarri gjatë gjithë natës, ka ndërruar jetë.
Pas një dite të lodhshme duke ndihmuar të plagosurit, ai u kthye në shtëpi për të pushuar, por fatkeqësisht nuk u zgjua më. Mediat vendase raportojnë se ai ndërroi jetë në gjumë.
Kolegët dhe stafi i Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit, ende të tronditur nga humbja, i dhanë sot lamtumirën e fundit. Ai u përshkrua si një hero i heshtur, i cili deri në momentin e fundit qëndroi në shërbim të jetëve të të tjerëve.