“ Hera e parë në rajon“, Rama nga Berlini: Samiti do të mbahet në Tiranë më 16 tetor

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin për një vizitë zyrtare me homologun Scholz.

Në foks të takimit është Samiti i Berlinit i cili do të mbahet në Tiranë me më 16 tetor duke qenë kështu hera e parë që spostohet në Rajon, njoftoi Rama.

Pas përfundimit të takimit dy liderët kanë dalë në një konferencë për mediat.

Në fjalën e tij Rama falënderoi Scholz për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë federale për  të mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.