“Henrik Hoxhaj e njihja si drogaxhi e pijanec”, Nuredin Dumani nuk kursehet në seancë: Porositë për vrasje i merrja kur bëhej pagesa! Ja si u takova me Alibejn

Nuredin Dumani ka zbuluar të tjera detaje nga hetimet e dosjes “Plumbi i Artë”.

Për avokatin e Henrik Hoxhaj, Gentian Rumano, ai ka rrëfyer njohjen me Festim Qolin, si dhe bisedat që zhvillonte me të.

I penduari i drejtësisë pranoi se “porositë” merreshin pasi bëhej ose jepet një pjesë e pagesës.

PJESE NGA SEANCA:

Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?

Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fush-Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm pimë, kërcyem ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e  njihja si drogaxhi dhe pijanec.

AV: E keni parë më përpara këtij momenti?

Dumani: E kam parë një herë tek lokali i Festim Qolit. Ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse më thanë që ka një sherr dhe kam vajtur aty, por nuk e dija që ishte ai Henriku. Unë kam qenë në burg herën e parë dhe dola nga burgu. Ishte një nga komisarët e komisariatit 6. Ka qenë Dritan Lame që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.

Av: Cili ka qënë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?

SPAK kundërshton pyetjen dhe gjykata pranon qëndrimin e tyre.

Av: Ju keni thënë që kur qëndronit me Henrikun për ngjarjet kur keni marrë pjesë?

Dumani: Po i kemi treguar njeri-tjetrit.

Av;  Konkretisht për cilat ngjarje?

Dumani: Për dy vjet që kam qëndruar unë me Henrikun i bie të rri këtu gjatë. Një nga ngjarjet që i kam tregu ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër nuk më kujtohet për momentin.

Av: Nuk mu përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjajre te tjera?

Dumani: Kjo më kujtohet por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë me fol për ngjarje të shkuara se kishim shumë ngjarje nëpër duar.

Av: A keni marrë porosi nga ndonjë person, që ke dashur ta kryesh por nuk e ke realizuar dot?

Dumani: Porositë i merrja kur bëhej pagesa ose gjysma e pagesës.

Av: Ju kujtohet t’i keni kërkuar Henrikut që doni të kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar?

Dumani: Unë e quaj tentativë kur kam marrë pagesën, por muhabete kot palidhje kemi bërë ne.

Av: I keni deklaruar në gjykatë të gjitha ngjarjet?

Dumani: Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjeter.

Av: A kanë qënë edhe persona të tjerë?

Dumani: Ka qënë edhe Festim Qoli, kur ne kemi bërë biseda. Kemi qënë tek shtëpia ime Më vonë edhe në një drekë në Peqin, unë Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj.

Dumani: Përpara 2020 kam bërë vetëm në një fshat të Beratit.

Av: Si je njohur me Erjon Alibejn?

Dumani: E kam takuar dhe njohur nepërmjet Eljo Bitrit dhe më hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri më tha që dyshonin se isha unë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh kam takuar kushuririn e Elio Bitrit. Ai dinte shumë gjëra dhe  unë ju kam sqaruar që nuk kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun, aty ishte edhe Erjon Alibejn, por unë kisha përshtypjen se ai ishte më i madh në moshë, kur në të vërtetë ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që nuk kam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit.”