Helmohen disa banorë në Dibër

Disa banorë të Dibrës janë paraqitur në spital këtë të martë për ndihmë mjekësore. Ata kanë pasur simptoma si të helmimit. Policia e Dibrës thotë se mes tyre ka edhe disa të mitur.

Mësohet se prej rreth 100 pacientë ndodhen në pediatri dhe 70 në urgjencën e spitalit Rajonal të Dibrës, pasi janë paraqitur me simptoma të lehta (kryesisht të vjella).

Fakti që pacientët vinin nga fshatrat e Njësive Administrative Kastriot, Arras dhe Fushë Çidhën, të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Saponikës, bëri që dyshimet e para të bien mbi ujin e pijshëm. Ka dyshime edhe mbipërdorimin e tepërt të klorit, pas rënies së shiut të ditëve të fundit.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor konfirmon rastin dhe shprehet se kanë marrë mostrat e ujit për t’i analizuar, por sa i përket ndotjes mikrobike nuk ka probleme, ndërsa analiza bakterologjike është nisur për Tiranë dhe pritet të dalë ditën e nesërme.

Prefekti i Qarkut Dibër ka mbledhur drejtuesit e institucioneve në varësi për të analizuar situatën. Ndërsa, Drejtoria e Policisë në bashkëpunim me prokurorinë ka nisur hetimet për këtë rast.

Deri më tani është ngritur një grup hetimor që ka nisur punën për të zbardhur misteret e këtij rasti.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”, njoftoi policia.

Uniformat blu thonë se në përfundim të hetimeve do të ketë informacion më të detajuar.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *