Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, zbulohet ushqimi i kontaminuar me salmonelë
- 30 May, 2025
Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë.
Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve dhe 19 anëtarëve të stafit të kopshtit dhe u dërguan në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Nga salmonela u prekën 17 fëmijë.
Episodi i helmimit masiv ka ndodhur të martën e 20 majit, por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet shëndetësore dhe vendore.
Ngjarja u bë publike pak ditë më pas nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ