Helikopter mjekësor rrëzohet në det në Nagasaki, 3 të vdekur
Një helikopter i ndihmës së shpejtë në Japoni është rrëzuar në det ndërkohë që po transportonte një pacient. Sipas mediave të huaja, nga 6 persona që ndodheshin në bord, 3 kanë humbur jetën.
Piloti Hiroshi Hamada, 66 vjeçari Katsuto Yoshitake, një mekanik helikopteri, dhe një infermiere 28-vjeçare, Sakura Kunitake, u shpëtuan nga roja bregdetare, pasi u gjetën në ujëra duke u kapur pas jelekut të shpëtimit. Të tre pësuan hipotermi për shkak të temperaturave të ulëta të trupit, por ishin të vetëdijshëm për rrethanat.
Trupi i mjekut 34-vjeçar Kei Arakawa, pacientja 86-vjeçare Mitsuki Motoishi, dhe kujdestari i saj, Kazuyoshi Motoishi 68 vjeç, u gjetën të pajetë disa orë më vonë pas rrëzimit, nga një helikopter i Forcave Vetëmbrojtëse Ajrore të Japonisë.
Roja bregdetare angazhoi dy avionë dhe tre anije për operacionin e shpëtimit. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.