Has/Digjet banesa, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy nga flakët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në Has. Nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Djali pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Has/Informacion paraprak/

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.